Politike

FOTOLAJM/ Nga takimi me Orban, Macron e Tusk te përshëndetja me Zelensky-n, çfarë nuk u pa nga takimi i Ramës me liderët europianë në Hungari

Në samitin e sotëm marrin pjesë 50 liderë të Europës si edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

7 Nëntor 2024, 12:46 Nga M.B
FOTOLAJM/ Nga takimi me Orban, Macron e Tusk te përshëndetja me
Volodymyr Zelensky dhe Edi Rama

HUNGARI- Ditën e sotme në Budapest të Hungarisë zhvillohet samiti i radhës i Komunitetit Politik Europian (KPE) ku kryeministri Edi Rama u prit nga homologu i tij, Viktor Orban.

Në samitin e sotëm marrin pjesë 50 liderë të Europës si edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Në fokus të diskutimeve është sfidat e përbashkëta nga lufta në Ukrainë dhe emigracioni i përgjithshëm.

Komuniteti Politik Evropian, iniciativë e presidentit francez Emmanuel Macron e ndërmmarrë në vitin 2022, është një forum pan-evropian, në përbërje më shumë se dhjetëra krerësh të shteteve edhe nga jashtë BE-së. 

Në fotot e mëposhtme paraqiten disa nga takimet dhe përshëndetje e Kryeministrit Edi Rama me disa nga liderët europianë.

edi rama hungari

Sondazh

Poll