7 Nëntor 2024, 11:57
Nga N.F
Xhixho
TIRANË- Deputetja e PL-së Erisa Xhixho ka mbajtur fjalën e saj në seancën e sotme në Kuvend. Gjatë fjalës së saj Xhixho u shpreh se sot përfundon afati për përgjigjen ndaj një kërkese për informacion në lidhje me emrat e efektivëve të cilët pranuan të kryejnë detyrën e arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta.
Ajo shtoi se është dërguar një letër, për trajtimin çnjerëzor që është bërë presidentit të PL-së Ilir Meta me urdhër të Ramës. Xhixho theksoi se është shkelur kushtetuta e vendit ku ata policë me maska pa mjet identifikimi, duhet ti thuhej Metës si çdo qytetari, vendimin e gjykatës dhe shkakun e arrestit.
Ajo shtoi se kërkojnë se kush janë personat, emrat e gjithë atyre policëve me kapuç, të gjithë personave që kanë marrë përispër të kryejnë atë pengmarrje politike, nga ana tjetër kërkojmë kush ka urdhëruar dhe udhëhequr atë operacion kriminal. Deputetja e PL-së shtoi se sot është data finale dhe nëse nuk kthehet përgjigje duhet të përgatiten për kallëzim penal.
"U kemi dërguar një letër, për trajtimin çnjerëzor që i keni bërë ish-kryetarit të Kuvendit, ish-presidentit, dhe ish-kryeministrit të vendit me urdhër të Ramës. Ju jeni përgjegjës për atë trajtim çnjerëzor të një personi i cili nuk i është shmangur në asnjë moment drejtësisë. Keni shkelur kushtetutën e vendit ku ata policë me maska pa mjet identifikimi, duhet ti thoni atij si çdo qytetari, vendimin e gjykatës dhe shkakun e arrestit, të drejtat kushtetuese dhe të drejtën për avokat dhe këtë nuk e ka thjesht Meta, por çdo qytetar.
Ju keni urdhëruar ata policë me maska të bëjnë atë trajtim, u kemi dërguar kërkesë për informacion, e nëse nuk e ke lexuar ende dhe nuk na je përgjigjur si një detyrë kushtetuese po ua përmend edhe njëherë kërkesat tona. Ke mbi 5 vendime të Strasburgut për arrestime të paligjshme, por ti dhe të gjithë do mbani përgjegjësi. Kërkojmë: Kush janë personat, emrat e gjithë atyre policëve me kapuç, të gjithë personave që kanë marrë përispër të kryejnë atë pengmarrje politike, nga ana tjetër kërkojmë kush ka urdhëruar dhe udhëhequr atë operacion kriminal. Sot është data finale kur ne kemi kërkuar këtë informacion, nëse nuk ktheni përgjigje përgatituni për kallëzim penal kundër jush dhe gjithë atyre", tha Xhixho.
xhixho arrestimi i metes seanca plenare 7 nentor 2024
Politike
7 Nëntor 2024, 11:45
r.ll
pamje nga restoranti ku eshte mbajtur darka
SHBA- Në orët e para të mëngjesit me orën tonë lokale, por në mbrëmje m...
Politike
7 Nëntor 2024, 11:55
M.B
Pandeli Majko
TIRANA- Deputeti socialist Pandeli Majko ka ironizuar ditën e sotme në Parlament deputetët e opozitës të ...
Politike
7 Nëntor 2024, 11:49
N.F
Vasili
TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plen...
Politike
7 Nëntor 2024, 11:35
M.B
Agron Shehaj
TIRANA- Deputeti opozitar Agron Shehaj foli sërish sot në seancë plenare për çështjen e mbetjeve toksike....
Politike
7 Nëntor 2024, 11:31
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka akuzuar mazhorancën dhe ministrin e Brendsh...
Politike
7 Nëntor 2024, 11:23
N.F
bardhi, hoxha
TIRANË- Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi është përplasur me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha ...
Politike
7 Nëntor 2024, 11:14
N.F
Noka dhe Spiropali
TIRANË- Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka mbajtur ditën e sotme fjalën e tij në seancën plenare. Ai u shpre...
Politike
7 Nëntor 2024, 11:18
M.B
Saimir Korreshi
TIRANA- Deputeti opozitar Simir Korreshi ka ironizuar rolin dhe funksionet e Presidentit të Republikës sot në seancën p...
Politike
7 Nëntor 2024, 11:10
M.B
Blendi Klosi
TIRANA- Deputeti socialist Blendi Klosi, foli sot lidhur me vendimin për përjashtimin e opozitës disa javë më pa...
Politike
7 Nëntor 2024, 11:11
r.ll
bledion nallbati
TIRANË- Deputeti i PD-së, Bledion Nallbati gjatë fjalës së tij në Kuvend se për djegien e karrigeve opo...