Politike

"Zjarrin ia keni vënë vetë rregullores, nuk doni të bashkëjetoni me ne", Vasili: Hetoni pse sekretariati i rregullores nuk mblidhet për kërkesat e opozitës

Vasili tha mazhoranca është në shkelje të kushtetutës e gjithçkaje. Ai bëri thirrje që të kërkohen përgjegjësitë dhe të hetohe se pse sekretariati i rregullores nuk mblidhet as për ankesat për deputetët e opozitës e as për kërkesat e opozitës që ata kanë.

7 Nëntor 2024, 11:49 Nga N.F

 

"Zjarrin ia keni vënë vetë rregullores, nuk doni të
Vasili

TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare ka hedhur akuza ndaj mazhorancës. Sipas Vasilit mazhoranca i ka vënë flakën rregullores dhe se nuk zbaton ligjin.

Vasili tha mazhoranca është në shkelje të kushtetutës e gjithçkaje. Ai bëri thirrje që të kërkohen përgjegjësitë dhe të hetohe se pse sekretariati i rregullores nuk mblidhet as për ankesat për deputetët e opozitës e as për kërkesat e opozitës që ata kanë. Ai shtoi se në rast se ky dokument i rregullores ekziston dhe funksionon, në të kundër duhet ta qepin që të gjithë gojën dhe mos flasin më për rregulloren.

“Këtu dëgjuam përbetime të mëdha nga ministri dhe kryetari i grupit parlamentar për rregulloren që rregulloka bashkëjetesën në parlament, po mirë të gjitha këta a e dini që për deputetët e opozitës brenda 24 orëve mblidhet Sekretariati, ndërsa kur ne kërkojmë të dënohen deputetët e PS nuk mblidhet fare as kurrë? E justifikojnë se kërkesat janë jashtë afatit. Pra domethënë zjarrin ia keni vënë vetë kësaj rregulloreje sepse nuk doni të bashkëjetoni me ne.

Ju brenda 2-3 orëve mblidhni komisione. Ju jeni njoftuar me shkrim për këtë punë, të vendosni normalitetin. E për ça rregulloreje flisni ju, kur standardi për të dënuar opozitën funksionon për deputetët e maxhorancës me gjuhë mizerabël nuk ekziston. Për çfarë bashkëjetese flisni ju. Ju refuzuat vendimin e Kushtetueses me tubimet, të njëjtën gjë turpin që ju zbatoni ligjin mbajeni për vete. Ju antiligji jeni. Ju bëni sikur e zbatoni. Jeni në shkelje të kushtetutës e gjithçkaje. Kërkoni përgjegjësitë, hetoni pse sekretariati i rregullores nuk mblidhet as për ankesat për deputetët e opozitës e as për kërkesat e opozitës që ata kanë. Në rast se ky dokument i rregullores ekzistoka dhe funksionoka, në të kundër atëherë qepeni që të gjithë gojën dhe mos flisni më për rregulloren”, deklaroi Vasili.

petrit vasili seance plenare 7 nentor 2024

Sondazh

Poll