Politike

Samiti i Komunitetit Politik Europian, Rama: Vitin e ardhshëm takimi do të mbahet në Shqipëri

Rama tha se ka shumë gjëra për të diskutuar, ndërsa shtoi se ndryshimi i klimës është i kudogjendur dhe në krye të përparësive të vendeve europiane.

7 Nëntor 2024, 12:43 Nga r.ll
Samiti i Komunitetit Politik Europian, Rama: Vitin e ardhshëm takimi do
edi rama

BUDAPEST- Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria do të presë vitin e ardhshëm samitin e radhës të Komunitetit Politik Europian. Rama tha se ka shumë gjëra për të diskutuar, ndërsa shtoi se ndryshimi i klimës është i kudogjendur dhe në krye të përparësive të vendeve europiane.

“Po marrim stafetën për takimin e ardhshëm të Komunitetit Politik Europian në Shqipëri, gjysmën e parë të vitet që vjen. Ka shumë gjëra për tu diskutuar. Ndryshimi i klimës është i kudogjendur dhe në krye të përparësive të vendeve europiane. Jemi krenarë ta mikpresim këtë takim. ”, tha Rama.

Në samitin e sotëm do të marrin pjesë 50 liderë të Europës si edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Në fokus të diskutimeve do të jenë sfidat e përbashkëta nga lufta në Ukrainë dhe emigracioni i përgjithshëm.

edi rama

Sondazh

Poll