Politike

"Të vazhdojmë me diskutimin!" Majko ironizon opozitën: Më kujtoni veten kur isha student

Majko pyeti deputetët e opozitës nëse ardhja e tyre sot në Kuvend është mosbindje civile.

7 Nëntor 2024, 11:55 Nga M.B
"Të vazhdojmë me diskutimin!" Majko ironizon opozitën:
Pandeli Majko

TIRANA- Deputeti socialist Pandeli Majko ka ironizuar ditën e sotme në Parlament  deputetët e opozitës të cilët u rikthyen. Majko pyeti deputetët e opozitës nëse ardhja e tyre sot në Kuvend është mosbindje civile. Ai shtoi se sot opozita ika kujtua veten kur ishte studnet.

"Duhet të diskutojmë rendin e ditës se buxheti është shumë i rëndësishëm. Si deputet me një eksperiencë modeste dua t’i falënderoj deputetët për pjesëmarrjen këtu, nuk ishte vendim i gjykatës administrative, në dijeninë time ju jeni larguar për shkak të dënimit të Salianjit.

Nëse do të isha demokrat do t’ju pyesja dhe do të isha pjesë e protestës që thirrët dhe do t’ju pyesja kjo ardhja juaj këtu është mosbindje civile?

Nëse kjo është mosbindje civile do të thoja që zoti Ulsi Manja është ministër i qeverisë teknike. Mendoj se duhet të vazhdojmë me diskutimin. Sot më keni kujtuar veten kur kam qenë student e kam si këshillë mos shkoni me miq lebër në stadium se kur humbiste Flamurtari edhe unë e shaja arbitrin nga nëna", tha Majko.

kuvend

Sondazh

Poll