7 Nëntor 2024, 12:27
Nga r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Budapest, ku do të zhvillohet samiti i radhës i Komunitetit Politik Europian. Rama u pyet nga gazetarët para nisjes së samitit lidhur me zgjedhjet në SHBA dhe fitoren e Donald Trump.
Ai u shpreh se me zgjedhjen e tij për herë të parë të gjithë menduan se NATO do përfundonte, por sipas tij u bë më e fortët. Kreu i qeverisë tha se duhet pritur se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, ndërsa shtoi se fitorja e Trump mund të jetë diçka më e mirë për Evropën. Rama tha se shqiptarët janë komuniteti më pro amerikan në Evropë dhe se nuk bën dallim kush është në Shtëpinë e Bardhë.
“Mënyra si e shoh unë është se është bërë shumë zhurmë, ndoshta jo në mënyrën e duhur për kthimin e tij të mundshëm. Përvoja më thotë që kur ishte president dhe të gjithë thonin se NATO do të bëhej më e dobët, NATO u bë më e fortë. Kështu që le të shohim dhe të mos bëhemi histerik para se të shohim realitetin. SHBA janë SHBA dhe nuk mendoj që kjo do të jetë domosdoshmërisht e keqe për Evropën, mund të jetë me e mirë për Evropën.
Zelenskyt ja kam thënë, nuk është për tu shqetësuar për shkak të tij, por për të reflektuar dhe për të bërë shumë më tepër për të pasur një Evropë më të fortë. Kur u zgjidh herën e parë të gjithë u dridhen. Mund të jetë një mundësi e madhe për Evropën. Shqiptarët janë komuniteti më pro amerikan në Evropë, kështu që kushdo që të jetë në Shtëpinë e bardhë nuk bën dallim të madh për ne. SHBA janë SHBA. Ne jemi shumë më pak të prekur nga ky emocion”, tha Rama.
Në samitin e sotëm do të marrin pjesë 50 liderë të Europës si edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Në fokus të diskutimeve do të jenë sfidat e përbashkëta nga lufta në Ukrainë dhe emigracioni i përgjithshëm. Komuniteti Politik Evropian, iniciativë e presidentit francez Emmanuel Macron e ndërmmarrë në vitin 2022, është një forum pan-evropian, në përbërje më shumë se dhjetëra krerësh të shteteve edhe nga jashtë BE-së. Disa kritikë e konsiderojnë Komunitetin Politik Evropian si një mekanizëm që u ngrit për të ngadalësuar zgjerimin e shpejtë të BE-së duke mbajtur në dhomën e pritjes pa afat shtetet ballkanike, Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë.
edi rama budapest
Politike
7 Nëntor 2024, 12:24
M.B
Denis Deliu dhe Bledion Nallbati
TIRANA- Vijojnë debatet në Kuvend teksa deputeti socialist, Denis Deliu i bëri thirrje opozitës q...
Politike
7 Nëntor 2024, 12:11
N.F
Bylykbashi
TIRANË- Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi gjatë fjalës së tij në seancën plenare u shpreh se puna e opozit&eu...
Politike
7 Nëntor 2024, 12:03
M.B
Foto nga Kuvendi
TIRANA- Deputeti demokrat, Dashnor Sula, u paraqit sot në Kuvend me veshjen e të burgosurit. Sula tha se në t&eum...
Politike
7 Nëntor 2024, 11:57
N.F
Xhixho
TIRANË- Deputetja e PL-së Erisa Xhixho ka mbajtur fjalën e saj në seancën e sotme në Kuvend. Gjatë fjalë...
Politike
7 Nëntor 2024, 11:45
r.ll
pamje nga restoranti ku eshte mbajtur darka
SHBA- Në orët e para të mëngjesit me orën tonë lokale, por në mbrëmje m...
Politike
7 Nëntor 2024, 11:55
M.B
Pandeli Majko
TIRANA- Deputeti socialist Pandeli Majko ka ironizuar ditën e sotme në Parlament deputetët e opozitës të ...
Politike
7 Nëntor 2024, 11:49
N.F
Vasili
TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plen...
Politike
7 Nëntor 2024, 11:35
M.B
Agron Shehaj
TIRANA- Deputeti opozitar Agron Shehaj foli sërish sot në seancë plenare për çështjen e mbetjeve toksike....
Politike
7 Nëntor 2024, 11:31
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka akuzuar mazhorancën dhe ministrin e Brendsh...
Politike
7 Nëntor 2024, 11:23
N.F
bardhi, hoxha
TIRANË- Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi është përplasur me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha ...