Politike

VIDEO/ “Bëni tender që të burgosurit e shkretë të vishen me Hugo Boss!" Ja momenti kur deputeti Sula i dorëzon veshjen ministrit Manja

Ai ia vendosi veshjen në tavolinë, ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, për ta iniciuar, siç tha ai, që të bëjnë një tender për to.

7 Nëntor 2024, 12:03 Nga M.B
VIDEO/ “Bëni tender që të burgosurit e shkretë të
Foto nga Kuvendi

TIRANA- Deputeti demokrat, Dashnor Sula, u paraqit sot në Kuvend me veshjen e të burgosurit. Sula tha se në të gjithë botën të burgosurit vishen me uniformë, ndërsa në Shqipëri vishen me rrobat e shtëpisë. Ai ia vendosi veshjen në tavolinë, ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, për ta iniciuar, siç tha ai, që të bëjnë një tender për to.

“Në të gjithë botë të burgosurit kanë uniformën e tyre, të burgosurit tonë janë me rrobat e shtëpisë. Po i jap shansin qeverisë që sic bëri tenderin 350 euro një kapele, bëni një tender edhe të burgosurit të vishen të shkretët me një Hugo Bos. Unë këtë veshje që përdora do t’ja jap ministrit të Drejtësisë, që të inicioj dhe atyre të burgosurve ti jepni ndonjë rrobë se është turp, bëni ndonjë tender”, tha Sula.

kuvend

Sondazh

Poll