Politike

"Puna jonë është t'iu kontrollojmë ju", Bylykbashi: Miratimi i rregullores ishte kampi i përqendrimit

Bylykbashi gjithashtu solli në vëmendje edhe raportin e Komisionit Europian. Ai theksoi se KE vetëm pak ditë më parë tha që parlamenti mund të ushtrojë funksionet e tij në mënyrë të kënaqshme, por kontrolli i tij mbi ekzekutivin ishte i kufizuar.

7 Nëntor 2024, 12:11 Nga N.F
"Puna jonë është t'iu kontrollojmë ju",
Bylykbashi

TIRANË- Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi gjatë fjalës së tij në seancën plenare u shpreh se puna e opozitës është kontrolli mbi maxhorancën. Ai shtoi se ministri i Brendshëm guxon dhe i turret me ton opozitës.

Bylykbashi gjithashtu solli në vëmendje edhe raportin e Komisionit Europian. Ai theksoi se KE vetëm pak ditë më parë tha që parlamenti mund të ushtrojë funksionet e tij në mënyrë të kënaqshme, por kontrolli i tij mbi ekzekutivin ishte i kufizuar. Ndërkohë miratimi i rregullores ishte kampi i përqendrimit, si të kontrollin e opozitës.

“Ishte gjykata madje dëgjova që keni në plan dhe të ankoheni, pra qëndroni te paligjshmëria. Kjo sallë këtu qeveriset nga rregullat që prodhojnë mundësin që ne të bëjmë punën tonë. Puna jonë është opozita, që tju kontrollojmë ju. Ministri i Brendshëm guxon dhe i turret me atë ton opozitës. KE vetëm pak ditë më parë ju thotë që parlamenti mund të ushtrojë funksionet e tij në mënyrë të kënaqshme, por megjithatë kontrolli i tij mbi ekzekutivin ishte i kufizuar. Ndërkohë miratimi i rregullores ishte kampi i përqendrimit, si të suprimoni fjalën e opozitës, kontrollin e opozitës.

Nuk ka guxuar deri vonë që policia të hyjë në kampet universitare në Greqi sepse quheshin tempull demokracie, ju e sollën në Kuvend. Ata që janë offside jeni ju duke shkelur të drejtat e opozitës që është në parlament për të kontrolluar si i harxhoni paratë e shqiptarëve”, tha Bylykbashi.

bylykbashi seanca plenare 7 nentor 2024

Sondazh

Poll