Politike

"Ndihemi në siklet kur firmosim për të përjashtuar!" Nallbati: Shqetësohuni kur ngrini dorën për të kaluar miliona për koncesione

Nga ana tjetër, deputeti demokrat Bledion Nallbati i tha se në siklet duhet të ndihen për gjera më të rënda, si kur ngrenë dorën për të kaluar miliona euro për inceneratorët apo koncesionet.

7 Nëntor 2024, 12:24 Nga M.B
"Ndihemi në siklet kur firmosim për të
Denis Deliu dhe Bledion Nallbati

TIRANA- Vijojnë debatet në Kuvend teksa deputeti socialist, Denis Deliu i bëri thirrje opozitës që të reflektojë. Deliu tha se janë në siklet kur firmosin për t’i përjashtuar, por detyrohen të marrin masa për shkak të paligjshmërisë. Nga ana tjetër, deputeti demokrat Bledion Nallbati i tha se në siklet duhet të ndihen për gjera më të rënda, si kur ngrenë dorën për të kaluar miliona euro për inceneratorët apo koncesionet.

Pjesë nga diskutimi:

Denis Deliu: A e dini në çfarë vështirësie ndodhemi kur vendosim që të firmosim për t’iu përjashtuar ju? A e dini në ca vështirësie ndodhet kryetarja e kuvendit, kryetarja e Komisionit të Ligjve para se të vendosin për përjashtimin. Me shumicën prej jush njihen personalisht djegia e karrigeve, ofendimet ndaj njëri-tjetrit, ofendimet dhe goditja për shkak të detyrës ndaj gardës na detyrojnë të marrim masa ndaj kësaj paligjshmërie. Është koha të reflektojmë sepse vetëm normaliteti, respekti për njëri-tjetrin mund ta kthejë Shqipërinë në rrugën e duhur. Kemi haur negociatat së shpejti i kemi gjasat të anëtarësohemi në be, kërkohet mbështetja dhe kontributi juaj.  

Bledion Nallbati: Kaq kohë sa të kam njohur s’kam dyshime në sinqeritetin tënd. Por, ama edhe pse e di që po firmos një gjë të gabuar, s’ke pasur guxim ta kundërshtosh. Të them ty dhe kolegëve të terë, nuk është kjo gjëra me e rëndësishme që të ndiheni në siklet, por kur ngrini dorën për të kaluar qindra miliona euro për inceneratorin, për koncesionet, për PP. Për këtë duhet të ndiheni në siklet. Për këto dënimet të mirëkuptojmë, firmos prapë, e di që ske ca bën.

kuvendi

Sondazh

Poll