Sport

VIDEO / Mbyllet xhiro e katërt e Champions League, edhe në ditën e dytë nuk mungojnë surprizat!

Interi mund Arsenalin në “San Siro” duke u rikthyer si skuadra pretendente edhe në Europë jo vetëm në kampionatin Italian.

6 Nëntor 2024, 23:05 Nga DOSJA

VIDEO / Mbyllet xhiro e katërt e Champions League, edhe në ditën

ANGLI - U luajtën sot ndeshjet e xhiros së katërt të Champions League, ku nuk munguan surprizat. Bresti arrin një tjetër fitore, duke vazhduar ëndrrën për kualifikim. Këtë here francezët mundën Spartën e Pragës në transfertë me shifrat 2-1.

Edhe Salzburgu arrin një fitore surprizë në transfertë me Feynord, ashtu sikurse Atalanta në fushën e Stuttgartit. Lookman dhe Zaniolo janë autorët e golave për skuadrën e Gasperinit që mundën gjermanët me shifrat 0-2.

Në sfidat e rëndësishme, Atletico Madrid fiton në Paris, Molina dhe Correa zhvlerësojnë golin e shpejtë të Zaire Emeri që e shënoi që në minutën e 14-të.

Ndërsa Interi mund Arsenalin në San Siro, duke u rikthyer si skuadra pretendente edhe në Europë jo vetëm në kampionatin italian. Penalltia e Calhanoglusë e shndërruar në gol në fundin e pjesës së pare ishte goli i vetëm i takimit, që u mbyll me shifrat 1-0, por kaq mjafton për të marrë 3 pikë të vlefshme skuadra e Inzaghit.

Edhe Bayerni i Mynihut arriti të fitojë edhe pse minimalisht me golin e Musialës përballë portugezëve të Benfikës.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni rezultatet e sfidave të sotme.

VIDEO / Mbyllet xhiro e katërt e Champions League, edhe në ditën

B.T (Dosja.al)

 

 

 

Sondazh

Poll