Sport

Legjenda Rio Ferdinand i emocionuar nga Rúben Amorim: “Guardiola do të frikësohet”

Ish-qendërmbrojtësi i “Djajve të Kuq” ka bërë shaka me rivalët e Cityt dhe thotë se lojtarët e Man.United duhet të pyesin veten pse trajneri nuk fillon nesër...

6 Nëntor 2024, 16:15 Nga DOSJA

Legjenda Rio Ferdinand i emocionuar nga Rúben Amorim: “Guardiola do

ANGLI - Rio Ferdinand ishte i emocionuar për fitoren e Sportingut ndaj Manchester Cityt (4-1) në Champions League, vetëm pak ditë para se Rúben Amorim të marri drejtimin e Man United, dhe bëri shaka me Pep Guardiolën, duke pasur parasysh duelet që do të ketë me portugezin në Angli.

“Isha i emocionuar nga ndryshimi i dinamikës së ekipit në pjesën e dytë, sa agresivë dhe dinamikë ishin, treguan luftë dhe qëndrueshmëri. Këto janë elementë të rëndësishëm që ju dëshironi që ai të sjellë, sepse ka mungesë të tillë te Man.United, ndaj jam shumë i emocionuar”,- ka thënë ai në TNT Sports.

Gjashtëdhjetë vjet pas humbjes 5-0 ndaj Manchester United, Sporting përsëri bëri histori në Alvalade, duke mposhtur Manchester Cityn në një natë magjike, në të cilën pragmatizmi i Amorimit kaloi mbi lirizmin e Guardiolës.

“Do të doja të isha në grupin e Whatsapp-it të skuadrës aktuale të United, nëse nuk e kanë parë ndeshjen janë të çmendur. Bisedat mes tyre tani, wow. Unë jam ulur atje si një lojtar që pyes veten, pse ai nuk vjen nesër. E dua tani”,- tha ish-qendërmbrojtësi i “Djajve të Kuq”.

“Ti dëshiron pak diell dhe shpresoj që ai ta sjellë atë. Por do të duhet kohë, nuk do të ndodhë brenda natës, por Pep do të ketë frikë”, mbrojti ai me ton shakanë e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll