Sport

Më në fund vjen momenti i shumëpritur, rikthehet Armando Broja!

23-vjeçari duket i qeshur, teksa londinezët shpresojnë ta kenë sa më shpejt ta gatshëm në fushë. Kujtojmë se Everton e huazoi Brojën nga Çelsi në fillimin e sezonit.

6 Nëntor 2024, 17:32 Nga DOSJA
Më në fund vjen momenti i shumëpritur, rikthehet Armando Broja!

ANGLI - Armando Broja rikthehet në stërvitje pas dëmtimit që e la jashtë fushës së blertë prej muajit gusht. Vetë klubi i Everton ka postuar një foto të tij në rrjetet sociale. “Mrekulli që të shohim në stërvitje Armando”, është mesazhi mbi foton e sulmuesit shqiptar.

23-vjeçari duket i qeshur, teksa londinezët shpresojnë ta kenë sa më shpejt ta gatshëm në fushë. Kujtojmë se Everton e huazoi Brojën nga Çelsi në fillimin e sezonit.

Për shkak të dëmtimit, sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk ka marrë asnjë minutë. Ky nuk ishte as dëmtimi i parë që e mban jashtë, pasi prej kohësh Broja ka hasur probleme prej tyre. Broja pritet të mungojë dhe në dy ndeshjet e muajit nëntor të Kombëtares Shqiptare kundër Çekisë dhe Ukrainës në “Air Albania”.  

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll