Sport

VIDEO/ Ernest Muçi shënon edhe në Europa League, vlerësohet si lojtari i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Malmos...

I gjithë stadiumi thërret emrin e sulmuesit të Kombëtares shqiptare Ernest Muçi. Besikstas fitoi 2-1… pas golave të Muçit dhe Killicsoy, ngushtoi diferencën Rieks në shtesë për suedezët.

6 Nëntor 2024, 19:14 Nga DOSJA

VIDEO/ Ernest Muçi shënon edhe në Europa League,

TURQI - Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Ernest Muçi është kthyer tashmë në një lojtar të domosdoshëm për Besiktasin dhe këtë po e tregon duke shënuar ndeshje pas ndeshje.

Sot sulmuesi shqiptar shënoi në ndeshjen e tretë radhazi, pas dy golave në kampionatin turk në ndeshjet e fundit. Por Ernest Muçi shënoi edhe në Europa League, ku Besiktasi u përball me suedezët e Malmos. Ai ishte rreshtuar mes titullarëve dhe në pjesën e dytë, në minutën e 76-të ai shënoi golin e avantazhit 1-0 për ekipin e tij.(video)

Të gjithë tifozët thirrën në korr emrin e sulmuesit shqiptar, por ky i fundit zgjodhi të mos festonte, por vraponte vetëm duke tundur gishtin. Ndoshta një shenjë proteste ndaj kritikave të pamerituara që ka marrë gjithë këtë kohës.

Më pas, në minutën e 85-të Killicsoy, dyfishoi epërsinë, ndërsa Rieks në kohën shtesë, 90’+3 ngushtoi fitoren në 2-1, rezultat me të cilin u mbyll ky takim. Pas ndeshjes, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi u shpall edhe lojtari i ndeshjes… Ai u vlerësua edhe me notën më të lartë, 8.9.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll