Sport

Zhegrova dhe David i ndëshkuan, Juventusi hidhet në sulm për t’i pasur për sezonin e ardhshëm!

Kjo ndeshje ka bindur tërësisht drejtuesit e Juventusit që kërkojnë të transferojnë këta dy lojtarë për të qenë pjesë e bardhezinjëve në të ardhmen. Megjithatë nuk do të jetë e lehtë pasi të dy futbollistët kanë interesime nga shumë skuadra të tjera.

6 Nëntor 2024, 17:47 Nga DOSJA
Zhegrova dhe David i ndëshkuan, Juventusi hidhet në sulm për

ITALI - Juventusi ka vetëm një objektiv në merkato, të marrë dy lojtarë kryesorë të Lille. Francezët mund të quhen hirushja e këtij sezoni në Champions League. Kjo skuadër ka fituar me Atletiko Madrid, Real Madrid dhe ka barazuar me Juventusin.

Kualifikimi përtej fazës së grupeve është shumë afër dhe e gjitha kjo në saj të vetëm dy lojtarëve që po përjetojnë magjinë e këtij sezoni, David dhe Zhegrova. Pikërisht një asist brilant i Zhegrovës dhe goli i David ndëshkuan Juventusin në mbrëmjen e djeshme.

Kjo ndeshje ka bindur tërësisht drejtuesit e Juventusit që kërkojnë të transferojnë këta dy lojtarë për të qenë pjesë e bardhezinjëve në të ardhmen. Megjithatë nuk do të jetë e lehtë pasi të dy futbollistët kanë interesime nga shumë skuadra të tjera.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll