Sport

Zbulohet takimi 'sekret' i menaxherit të Mo Salah me Decon e Barcelonës…

Barcelona duket se po punon për nënshkrimin e egjiptianit, por klubi i tij Liverpool ende nuk ka bërë një lëvizje për këtë çështje

6 Nëntor 2024, 16:49 Nga DOSJA
Zbulohet takimi 'sekret' i menaxherit të Mo Salah me Decon e

ANGLI - Liverpool është gati të nisë bisedimet me Mohamed Salah për një kontratë të re dhe për këtë arsye menaxheri i tij, Rami Abbas, ka udhëtuar drejt Anglisë për t'u takuar me drejtuesit për këtë temë "të nxehtë" për Reds. 

Megjithatë, gazeta sportive e Barcelonës “Sport” zbuloi një tjetër takim të Abbas, i cili rrëzon faktet. Raporti përkatës pretendon, se agjenti i asit të famshëm egjiptian është takuar në Madrid me Decon, drejtorin sportiv të Barcelonës!

Në raportin përkatës thuhet se Deco kërkon të mbyllë menjëherë marrëveshjen me Salah, i cili në fund të sezonit mbetet i lirë dhe nga 1 janari ka të drejtë të bjerë dakord me një skuadër tjetër. Gazeta pretendon se ylli egjiptian dëshiron të ndryshojë ekip dhe është i interesuar për perspektivën e Barcelonës.

Salah, i cili u transferua në Liverpool nga Roma në vitin 2017, mbetet i lirë në verë dhe Liverpooli dëshiron ta lidhë atë deri në verën e vitit 2027. Nga ana e tij, ylli egjiptian 32-vjeçar po mendon të vazhdojë kontratën e tij, duke patur kontratën më të shtrenjtë në Premier League dhe kërkuar deri në 560 mijë paund në javë!

Megjithatë, për Salah ka gjithmonë interesim të ekipeve të Arabisë Saudite. Kreu i “Saudi Pro League”, Michael Emenalo, ka folur për çështjen e superyllit egjiptian të Liverpoolit dhe ka theksuar se “kjo varet nga ai. Mo do të vendosë nëse ai do të luajë përfundimisht për një ekip të Arabisë Saudite”.
Al Ittihad dhe Al Hilal vazhdojnë të jenë të interesuar për të drejtat e tij, pasi i kanë ofruar Liverpool 100 milionë euro për ta nënshkruar verën e kaluar, por klubi anglez e refuzoi atë.

Tashmë klubet nga Arabia Saudite presin deri në verë, kur i skadon kontrata, për ta marrë atë si lojtar i lirë, por sulmuesi i famshëm po shqyrton të gjitha alternativat dhe ka mundësi që përfundimisht të përfundojë në Camp Nou.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll