Sport

Gugash Magani pritet të jetë trajneri i ri i Tiranës... Mungon zyrtarizimi

Pozicionin e ri në krye të Tiranës, e ka konfirmuar dhe vetë trajneri Gugash Magani, i cili e pret me padurim startin e ri në këtë detyrë. Pritet zyrtarizimi…

6 Nëntor 2024, 17:01 Nga DOSJA
Gugash Magani pritet të jetë trajneri i ri i Tiranës... Mungon

TIRANE - Gugash Magani do të jetë trajneri i ri i Tiranës. Burime pranë klubit bardheblu konfirmojnë ardhjen e trajnerit 59-vjeçar në krye të skuadrës 26 herë kampione e Shqipërisë.

Në fakt, Magani duket se ka qenë kandidatura e vetme për të zëvendësuar Bledi Shkëmbin në këto momente. Madje pozicionin e ri në krye të Tiranës, e ka konfirmuar dhe vetë trajneri Gugash Magani, i cili e pret me padurim startin e ri në këtë detyrë.

Magani ka qenë trajner i Tiranës për dy sezone, kjo në periudhën 2013-2015. Dhe nga 1 dhjetor 2013 deri më 17 maj 2015 e ka drejtuar Tiranën në 68 ndeshje, në të cilat ka marrë 36 fitore, 19 barazime dhe 13 humbje.

Më parë Magani ishte në krye të Lushnjës dhe dha dorëheqjen pas eliminimit në Kupën e Shqipërisë nga Oriku, pas humbjes 0-1 në stadiumin Roza Haxhiu. Më pare, trajneri karizmatik Magani ka drejtuar dhe Shkumbinin, Flamurtarin, Besën, Teutën, Egnatian.

Po kështu, ai ka drejtuar dhe Trepça’89 në Kosovë. Gugash Magani pritet të jetë trajneri që do të mund të nxjerrë Tiranën nga kriza ku ndodhet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll