Sport

VIDEO / Shpërthen Cikalleshi, 3 gola për 13 minuta!

Në sfidën që Traktori po luan në shtëpi përballë Ravshan. Momentalisht ndeshja është 4-0 në favor të Traktor.

6 Nëntor 2024, 17:38 Nga DOSJA
VIDEO / Shpërthen Cikalleshi, 3 gola për 13 minuta!

IRAN - Sokol Cikalleshi është shfaqur protagonist në Iran me ekipin e tij Traktor, në sfidën që këta të fundit po luajnë në shtëpi përballë Ravshan. Momentalisht ndeshja është 4-0 në favor të Traktor.


Ishte pikërisht Cikalleshi që shënoi 3 gola për të tijët. Në fillim shënoi në të 14-tën, më pas në të 25-tën me penallti, ndërsa për golin e katërt mendoi në minutën e 27-të.


Kujtojmë që kjo sfidë është e vlefshme për raundin e katërt të Champions League së Azisë. Ndërkohë që sulmuesi kavajas është kthyer në një pikë kyçe për Traktorin duke e ndihmuar në çdo kompeticion.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll