Sport

Trajneri Maresca justifikohet për mungesën e minutave të João Félix te Chelsea

Trajneri i “Bluve” të Londrës pranon se do të donte t'i jepte më shumë minuta lojë portugezit, por kërkon ekuilibër midis sulmit dhe mbrojtjes…

6 Nëntor 2024, 16:35 Nga DOSJA
Trajneri Maresca justifikohet për mungesën e minutave të

ANGLI - Enzo Maresca, trajneri i Chelseat, shpjegoi mungesën e minutave të João Félix. Ai i justifikoi lëvizjet e fundit në skuadrën e tij dhe tha se “së shpejti” sulmuesi portugez do të luajë.

“Më vjen keq dhe do të doja t'i jepja më shumë minuta në Premier League, por e kam thënë shumë here, se ne kemi nevojë për ekuilibër në mbrojtje dhe nuk mund të luajmë me João, Cole Palmer,  Nkunku,”- u shpreh ai në konferencën për shtyp para duelit me armenët e Noes, për Conference League.

“Unë do të doja t'i fusja të gjithë në fushë, por ju duhet të mbroheni dhe keni nevojë për një ekuilibër të mirë midis sulmit dhe mbrojtjes, dhe kjo është arsyeja e vetme. Nuk kam asnjë dyshim se João Felix vazhdon të punojë mire dhe ai do të gjejë momentin e tij në Premier League”,- shtoi trajneri italian.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll