Sport

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në 90-vjetorin e themelimit të Federatës Qipriote

Duka e uroi Federatën Qipriote në këtë jubile të rëndësishëm, për përkushtimin dhe punën e bërë për zhvillimin e futbollit në Qipro

6 Nëntor 2024, 15:01 Nga DOSJA
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në 90-vjetorin e themelimit të

TIRANE - Federata Qipriote e Futbollit festoi të martën e 5 nëntorit, 90-vjetorin e themelimit të saj. Ky përvjetor u kremtua me një mbrëmje festive, të organizuar në kryeqytetin e Qipros, ku u mblodhën shumë personalitete të shquar të futbollit nga Europa dhe bota.

Në këtë ceremoni festive mori pjesë edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili e uroi Federatën Qipriote për këtë jubile të rëndësishëm.

Ai përgëzoi përkushtimin dhe punën e bërë për zhvillimin e futbollit në Qipro, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes federatave për të avancuar futbollin në të gjithë rajonin.

Kjo ngjarje shënoi njëherësh edhe një moment të veçantë në historinë e futbollit qipriot, duke reflektuar sukseset dhe sfidat përgjatë këtyre 90 viteve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Armand Duka (@armand_duka)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll