Sport

Mendy fitoi një gjyq miliona dollarësh ndaj Manchester Cityt…

Mbrojtësi i majtë, i pastruar nga akuzat për përdhunim dhe ngacmim seksual, do të marrë 11 milionë euro paga të papaguara…

6 Nëntor 2024, 14:19 Nga DOSJA
Mendy fitoi një gjyq miliona dollarësh ndaj Manchester Cityt…

ANGLI - Benjamin Mendy fitoi këtë të mërkurë, sipas shtypit anglez, çështjen gjyqësore kundër Manchester Cityt për të marrë më shumë se 11 milionë euro paga të papaguara.

I punësuar në vitin 2017 për rreth 60 milionë euro, Mendy u akuzua në vitin 2021 për ngacmim seksual dhe përdhunim, gjë që çoi në largimin e tij nga ekipi Man.Cityt dhe kombëtarja franceze. Madje skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola nuk i ka paguar atij rrogën rreth 100 mijë euro në javë.

Ish-mbrojtësi i majtë i ‘Qytetarëve’ ka paditur klubin, duke kërkuar pagesën e 13.8 milionë eurove.

Kontrata e lojtarit përfundoi në fund të sezonit 2022/23 dhe, pasi fitoi pafajsinë, Mendy ndërmori veprime ligjore kundër ish-klubit të tij, me synimin për të marrë paratë për ato dy vite u përjashtua, diçka që ai e arriti.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 6 Nëntor 2024, 10:00

Carlo Ancelotti: "Jam i shqetësuar"...

SPANJE - Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, pas humbjes (1-3) ndaj Milanit, ka folur për Movistar +: “Jam i shqetësuar dhe d...