Sport

Thierry Henry drejton gishtin nga Mbappé: "Nuk mund të bësh asgjë më keq se kaq"...

Ish-ndërkombëtari francez ka analizuar paraqitjen e Mbappe kundër Milanit, kritikat kanë qenë nga më të ashprat

6 Nëntor 2024, 14:30 Nga DOSJA
Thierry Henry drejton gishtin nga Mbappé: "Nuk mund të

SPANJE - Thierry Henry analizoi performancën e Mbappé në humbjen e Real Madridit kundër Milanit, duke drejtuar gishtin nga sulmuesi francez.

Në një natë perfekte, skuadra e Paulo Fonsecas e nisi mirë, ajo diti të ishte më mirë se Real Madridi dhe arriti një fitore sa e papritur aq edhe e shijshme.

“Është pothuajse gjithmonë Bellingham, ai që përpiqet të vrapojë, ta bëjë skuadrën të luajë. Ai është ende, ai që përpiqet të thyejë linjat. Pastaj ai zëvendësohet dhe do të mërzitesha edhe unë”,- ka thënë ai duke folur në CBS Sports Golazo.

“Mbape do të përmirësohet, sepse nuk mund të bëjë më keq se kaq. Ne nuk kërkojmë që ai të mbajë topin si Didier Drogba, ne nuk kërkojmë që ai të rrëmbejë topin dhe t'i kalojë të gjithë. Po kërkojmë të projektojë veten, kur skuadra shkon përpara në fushë. Nuk e di se çfarë po ndodh.

Bilanci i skuadrës... E thashë një vit më parë kur u bë e ditur se Mbappe do të shkonte te Real Madrid, se si do ta balanconte Ancelotti ekipin?”, shtoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll