Sport

"Tingëllon si çmenduri, por Gyokeres është një version më i mirë se sa Haaland"

Ish-ndërkombëtari holandez Van der Vaart vlerësoi sulmuesin suedez të ‘Luanëve’

6 Nëntor 2024, 14:45 Nga DOSJA
"Tingëllon si çmenduri, por Gyokeres është një

HOLANDE - Rafael van der Vaart argumentoi se sulmuesi i Sportingut, Viktor Gyokeres është më i mirë se Erling Haaland, pavarësisht statusit të ndërkombëtarit norvegjez te Manchester City.

Gjashtëdhjetë vjet pas fitores 5-0 ndaj Manchester United, Sporting Lisbonë përsëri bëri histori në Alvalade, duke mposhtur Manchester Cityn (4-1) në një natë magjike, në të cilën pragmatizmi i Amorimit e tejkaloi lirizmin e Guardiolës.

“Tingëllon çmenduri, por mendoj se është një version pak më i mirë se sa ai i Haaland. Haaland është i pabesueshëm, sigurisht, por Gyokeres ka diçka pak më shumë”, tha ish-ndërkombëtari holandez për Ziggo Sport, duke parë duelin mes të dyve, në Sporting-Man.City (4-1).

Marco Van Basten gjithashtu vlerësoi lojtarin suedez: “Ai është një futbollist i vërtetë. Një sulmues që mund të luajë futboll. Ai është i fortë, shënon gola lehtësisht dhe është i qetë para portës. Ai gjithashtu mund të driblojë portierin, ai është një sulmues shumë i mirë.”

26-vjeçari suedez nuk i zhgënjeu pritjet në sfidën ndaj Man.Cityt, duke shënuar një ‘hat-trick’ ndaj ‘Qytetarëve’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll