Sport

Onana: “Rúben Amorim? Arriti një fitore të madhe ndaj Manchester Cityt”

Portieri i “Djajve të Kuq” është pyetur për trajnerin e ardhshëm të Manchester United

6 Nëntor 2024, 15:45 Nga DOSJA

Onana: “Rúben Amorim? Arriti një fitore të madhe ndaj

ANGLI - André Onana komentoi bastin e Manchester United për Rúben Amorim, si trajner dhe pranoi se ai pa fitoren e Sportingut ndaj Manchester Cityt në Champions League.

“Luanët” mposhtën Manchester Cityn, 4-1 në Alvalade, në lamtumirën e Rúben Amorimit, me çantat e mbushura për Manchester United.

“E pashë ndeshjen dje. Fitore e madhe për ta”,- ka komentuar ai, në një konferencë për shtyp, para duelit me PAOK-un në Europa League.

I pyetur për sistemin e lojës të përdorur nga Rúben Amorim, gardiani i Manchester Unitet tha: “Është një sistem tjetër loje, por shokët e mi të skuadrës, janë të gjithë pragmatistë. Të gjithë këtu janë në gjendje të luajnë në çdo sistem, kështu që nuk mendoj se është problem.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll