Sport

Flick pret ndeshje të vështirë në Beograd...

Barcelona do të përballet sonte me Crvena Zvezdën (21:00)

6 Nëntor 2024, 13:55 Nga DOSJA

Flick pret ndeshje të vështirë në Beograd...

SPANJE - Fitorja jashtë shtëpisë në Champions League nuk ka qenë prioritare për Barcelonën. Në dhjetë vizitat e fundit, ata kanë humbur gjashtë, duke përfshirë humbjet kundër Antwerp, Shakhtar dhe, këtë sezon, kundër Monacos.

Sonte një sfidë e re ndaj Crvena Zvezdës, në një nga mjediset më armiqësore në Europë, me të cilën Hansi Flick përballet kokë më kokë. "E kaluara ka ikur. Jemi të fokusuar në të tashmen dhe të jemi të suksesshëm në këtë kompeticion.

E dimë që na pret një lojë e vështirë, Crvena ka cilësi, por nëse duam të qëndrojmë në “Top-8” duhet të fitojmë". thekson trajneri, pa interes për të diskutuar favorizimin për titullin e Champions League. "Ka shumë klube me të njëjtën ëndërr. Për ta arritur këtë, duhet të punosh shumë",- kujtoi ai.

Trajneri i Crvena Zvezdës, Vladan Milojevic, thotë se Barça është “skuadra më e mirë në Evropë”, por shton: “Çdo gjë është e mundur para tifozëve tanë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 6 Nëntor 2024, 10:00

Carlo Ancelotti: "Jam i shqetësuar"...

SPANJE - Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, pas humbjes (1-3) ndaj Milanit, ka folur për Movistar +: “Jam i shqetësuar dhe d...