Sport

Cristiano Ronaldo shënon në fitoren e Al Nassr në Champions League të Azisë...

Ndërkombëtari portugez sëhnoi një nga pesë golat, me të cilët skuadra e Riadit që stërvitet nga Stefano Pioli, mundi Al Ain (5-1)

6 Nëntor 2024, 13:46 Nga DOSJA
Cristiano Ronaldo shënon në fitoren e Al Nassr në Champions

ARABIA SAUDITE - Një rezultat që nuk lë vend për dyshime. Al Nassr priti dhe mposhti Al Ain 5-1, duke u ngjitur në vendin e tretë në Champions League të Azisë, me 10 pikë, dy pas Al Hilal të Jorge Jesus dhe Al Ahli. Ishte një triumf krejtësisht i drejtë që pati edhe një herë vulën e Cristiano Ronaldos.

Al Nassr dominoi sipas dëshirës që nga fishkëllima e hapjes dhe kontrolloi plotësisht pjesën e parë, me golat e Talisca (5’), Cristiano Ronaldo (31’) dhe Ângelo (37’), që pasqyrojnë epërsinë e skuadrës së Stefano Piolit.

Në pjesën e dytë, skuadra e Emirateve të Bashkuara Arabe reagoi ende, duke shkurtuar distancën me autogolin e Bentos (56'), por Al Nassr e zgjeroi sërish avantazhin me Wesley (81') dhe i dha fund reagimit kundërshtar.

Në fund, në kohën e shtuar, Talisca (90’+4) shënoi golin e dytë personal dhe mbylli përfundimisht rezultatin. Al Ain, kampioni në fuqi i Azisë, shfaqi edhe një herë shumë dobësi në mbrojtje dhe do të mbetet në vendin e fundit në grup, si rezultat i tri humbjeve dhe një barazimi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 6 Nëntor 2024, 10:00

Carlo Ancelotti: "Jam i shqetësuar"...

SPANJE - Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, pas humbjes (1-3) ndaj Milanit, ka folur për Movistar +: “Jam i shqetësuar dhe d...