Aktualitet

Moti i keq/ Qindra hektarë tokë në Fushë-Krujë nën ujë, probleme në transportin detar në Durrës dhe Lezhë

23 Dhjetor 2019, 07:08 Nga DOSJA
Moti i keq/ Qindra hektarë tokë në Fushë-Krujë nën

SHQIPERI- Edhe gjatë ditës së sotme do të ketë reshje intesive shiu në të gjithë vendin. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit njofton se në Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë do të ketë shrëngata dhe reshje me intesitet të lartë  gjatës ditë  së sotme.

Ndërkohë raportohet nga terreni që në disa lagje të qyteteteve si Tirana, Vlora, Durrësi dhe Lezha ka përmbytje. Në zonën e Fushë-Krujës qindra hektarë tokë janë nën ujë pasi ka dalë nga shtrari lumi Ishëm. Tokat buqërose të përmbytura janë në fshatrat Mallkuc e Murqinë.  Gjithashtu rreth 30 banesa në fshatin Murqinë janë të rrethuara nga uji, si dhe rruga që lidh lagjet e përmbytura me pjesën tjetër të vendit është e bllokuar nga uji.

Po kështu edhe në portin e  Durrësit anijet e peshikimit nuk kanë dalë në det, ndërsa linjat e tragetit vijojnë punën normalisht. Madje për të përballuar fluksin disa linja tragetesh kanë bërë udhëtime shtesë.  Ndërsa në portin e Shëngjinit, deti vijon të jetë i trazuar, ku nuk mungojnë dallgët e mëdha dhe për këtë arsye është ndaluar dalja e mjeteve lundruese nga ky port.

Edhe gjatë ditës së djeshme nuk munguan reshjet intevise dhe përmbytejet në vend. Lumenjtë si Ishëmi, Erzeni, Shkumbini, Semani dhe Vjosa rrezikojin të dilnin  nga shtretërit. Disa lagje të Tiranës Durrësit dhe Lezhës ishin nën ujë. Problematike ishte edhe situata e banorëve të prekur nga tërmeti, të cilët në çadra, po jetojnë mes lagështirës dhe ujit. Ndërkohë u përmbyt një banesë në Dunavat të Gjirokastrës.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi shqipëria zgjohet nën ujë moti i keq ne shqiperi shqipëria zgjohet nën ujë

Sondazh

Poll