Aktualitet

Arilena Ara rrëmben çmimin e parë të Festivalit të RTSH, disfata e Elvana Gjatës dhe polemikat

22 Dhjetor 2019, 23:03 Nga DOSJA
Arilena Ara rrëmben çmimin e parë të Festivalit të

TIRANË– Arilena Ara ka rrëmbyer çmimin e parë në Festvalin e 58 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Me këngën “Shaj”, baladën që i mbajti të gjithë mbërthyer, bukuroshja do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës “Eurosong 2020”. Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më parë. Në vendin e dytë u rendit Elvana Gjata, me një këngë ritmike që titullohej “Me tana”. Dy këngëtaret përfliteshin orej ditësh si dy konkurentet më të forta të këtij Festivali dhe të denjat për çmimin e madh. Kësaj lufte i shkoi deri në fund, Arilena! Kaq ka mjaftuar që rrjeti të përfshihet në polemika të forta nëse çmimi ishte i paracaktuar dhe se Arilena u favorizua. Renditja në vend të dytë i la shije të hidhur Gjatës, e cila ‘theu’ edhe kodin e pashkruar të humbësit që uron fituesin. Reagime të shumta vijnë edhe për Alketa Vejsiun nga rrjetet sociale, për monologjet e zgjatura apo edhe për numrin e shumtë të fustaneve që veshi.

(f.m;f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arilena ara shpallet fituese elvana gjata festivali i 58-të i rtsh arilena ara shpallet fituese elvana gjata festivali i 58-të i rtsh

Sondazh

Poll