Aktualitet

“Im vëlla denoncoi vrâsësin nga Vlora”, gjyqtari Malaj lëshon ‘bombên’ dhe kërkon mbrojtje: Më rrezikohet familja

22 Dhjetor 2019, 20:35 Nga DOSJA
“Im vëlla denoncoi vrâsësin nga Vlora”, gjyqtari

TIRANË– Me bindjen e plotë, se jeta e tij dhe ajo e familjarëve është në rrëzik, gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Alaudin Malaj, i ka dërguar një letër 11 institucioneve në vend, ku kërkon ruajte fizike nga shteti për shkak të rrethanave jo të zakonshme të krijuara për të. Megjithatë ai sot është pa mbrojtje.

Gjyqtari Malaj tha se në vitin 2015 vëllai i tij është kërcënuar me jetë, çështje kjo që sipas tij nuk u hetua kurrë.

“Vëllai im ka bërë kallëzim penal për një vrasje me pagesë të një personi në Vlorë, i cili nuk u hetua kurrë, biles u pushua çështja, madje u fshinë edhe materialet e çështjes nga prokuroria. Ndikimi ishte shumë i madh”, shprehet gjyqtari.

Lidhur me një sërë ngjarjesh të ndodhura me të dhe familjarët e tij, gjyqtari Alaudin Malaj, thotë se mungesa e reagimit ndaj kallëzimeve të ndryshme ka ardhur për shkak të ndikimit të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Me gjithë respektin për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, por ai nuk mund të drejtojë dot Policinë e Shtetit, përderisa njerëzit janë të Fatmir Xhafës në Policinë e Shtetit, që nga drejtori i policisë, e deri tek i fundit. Mos të them edhe tjetrën, që një pjesë të drejtorave që ishin larguar më para nga detyra dhe ishin ndjekur edhe penalisht, Fatmir Xhafa i ngriti në detyrë”, shprehet Alaudin Malaj.

Alaudin Malaj, është gjyqtari që bëri publik vendimin e dënimit në Itali të Geron Xhafës, vëllait të ish ministrit të Brendshëm.

Gjyqtari Malaj, në të njëjtën letër që kërkon mbrojtje fizike, Geron Xhafën e akuzon si kreun e një grupi të trafikimit të narkotikëve, publikimin e fakteve të rreme në çështjen penale “Alizoti” në bashkëpunim me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, si dhe persona të tjerë të policisë.

Marrë nga Top-Channel

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alaudin malaj kercenohet gjyqtari alaudin malaj alaudin malaj kercenohet gjyqtari alaudin malaj

Sondazh

Poll