Aktualitet

S’ndalen shirat në vend, lumi Ishëm del nga shtrati dhe përmbyt dhjetëra hektarë tokë në Mallkuç, banesat rrethohen ng

22 Dhjetor 2019, 19:03 Nga DOSJA
S’ndalen shirat në vend, lumi Ishëm del nga shtrati dhe

FUSHË KRUJË- Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati si pasojë e prurjeve të shumta nga reshjet e shiut duke përmbytur kështu fshatrat e Fushë Krujës.

Dosja.al mëson se janë përmbytur dhjetra hektarë tokë bujqësore në fshatim Mallkuç. Ndërsa plot 30 banesa në fshatin Murqinë janë të rrethuara nga uji. Sipërfaqja e përmbytur po zmadhohet pasi prurjet po shtohen. Gjithashtu rruga që lidh fshatrat e përmbytur është bllokuar.

Shqipëria është përfshirë sot nga një moti i keq me shira të shumtë duke sjellë përmbytje në të gjithë vendin. Nën ujë janë ‘zgjuar’ sot disa lagje të Tiranës, Lezhës dhe Durrësit ku nuk kanë munguar bllokimet e rrugëve apo dalja e ujërave të zeza në sipërfaqe. Ndërkohë Lumi i Lanës në Tiranë, është shtryrë dhe uji ka arritur pikën maksimale.

Problematike është e situata e banorëve të prekur nga tërmeti, të cilët në çadra po jetojnë mes lagështirës dhe ujit. Ata i bëjnë thirrje qeverisë që t’u japë një zgjidhje të shpejtë. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit njofton se do të ketë reshje intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lumi ishem moti i keq ne shqiperi lumi ishem moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll