Aktualitet

Defekt në linjën e tensionit të lartë Fierzë-Fushë Arrëz, banorët ngelen pa drita, vështirësi qarkullimi në aksin Vau

22 Dhjetor 2019, 20:09 Nga DOSJA
Defekt në linjën e tensionit të lartë Fierzë-Fushë

PUKË– Banorët e Pukës dhe Fushë Arrëzit kanë mbetur pa energji elektrike.

Dosja.al mëson se stuhitë dhe reshjet e dendura kanë bërë që të ketë një defekt në linjën e tensionit të lartë Fierzë – Fushë Arrëz, duke lënë kështu pa drita të gjithë banorët. Gjithashtu mësohet se ka pasur vështirësi qarkullimi ka në aksin Vau Dejës-Pukë. Ndërsa në afërsi të Kthesës së Komanit janë shembur gurë.

Shqipëria është përfshirë sot nga një moti i keq me shira të shumtë duke sjellë përmbytje në të gjithë vendin. Nën ujë janë ‘zgjuar’ sot disa lagje të Tiranës, Lezhës dhe Durrësit ku nuk kanë munguar bllokimet e rrugëve apo dalja e ujërave të zeza në sipërfaqe. Ndërkohë Lumi i Lanës në Tiranë, është shtryrë dhe uji ka arritur pikën maksimale. 

Problematike është e situata e banorëve të prekur nga tërmeti, të cilët në çadra po jetojnë mes lagështirës dhe ujit. Ata i bëjnë thirrje qeverisë që t’u japë një zgjidhje të shpejtë. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit njofton se do të ketë reshje intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.

(F.M/DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi puke moti i keq ne shqiperi puke

Sondazh

Poll