Aktualitet

“Qen i rilindur”, Ylli Manjani i drejtohet Laert Vasilit pas fotos me qafore nga spitali: Të lëshojnë natën për të gri

22 Dhjetor 2019, 21:01 Nga DOSJA
“Qen i rilindur”, Ylli Manjani i drejtohet Laert Vasilit pas fotos

TIRANË– Ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar pas sherrit mes aktorit Laert Vasili dhe kolegëve të tij që ka qenë në qendër të vëmendjes dotën e sotme. në një status në rrjetet sociale, Manjani shkruan se Vasili është një nga qentë e rilindjes, që kjo e fundit i lëshon për të grisur afishet te Teatri gjatë natës.

Ndëer të tjera, ish-ministri hedh dyshime mbi rrahjen e aktorit, teksa shkruan se as këmbët nuk i shtrin në krevatin e spitalin si çdo i sëmurë tjetër.

Kot thamë që qeveria nuk ka qen! I lëshon natën te Teatri për të grisur afishet. Meriton dekoratë dhe jo qafore ortopedike fallco në krevat spitali, ku as këmbët nuk i shtrin si çdo i sëmurë tjetër. Dekoratën “qen i rilindur”, për kontribut të spikatur provokues dhe që ja çpif publikut. Këtë dekoratë e jep Bashkia.. ???Çfarë pizevengësh!!!”- shkruan Manjani.

Laert Vasili publikoi sot një video dhe disa foto, teksa shkruante se është dhunuar nga Robert Budina dhe disa koelgë të tjerë. Në foto ai shihet i shtruar në spital, ndërsa pamjet e sotme nuk tregojnë një aktor të rrahur. Ndërsa kolegët e tij, pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e akuzojnë Vasilin për grisje posterash dhe banderolash.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ish-ministri ylli manjani laert vasili sherr mes artisëve ish-ministri ylli manjani laert vasili sherr mes artisëve

Sondazh

Poll