Aktualitet

Si meremetohen objektet e dëmtuara, zv/ministri Shkreli jep leksione: Pikë së pari konstatojmë, projektojmë e më pas ndër

22 Dhjetor 2019, 19:32 Nga DOSJA
Si meremetohen objektet e dëmtuara, zv/ministri Shkreli jep leksione:

TIRANË– Zv. ministri i Infrastukturës Artan Shkreli ka publikuar disa foto ku shihet se si bëhet rikonstruktimi i një shtëpie të prekur nga tërmeti.

Në një status në rrjetin social Facebook, Shkreli shkruan se fillimisht bëhet konstatimi, ekspertimi, projektimi dhe më pas nderhyrja.

“M E R E M E T I M I

shembulli i pare ne terren (i para dy javeve) se si behet meretimi zinxhir ne objektet e demtuara: konstatim, ekspertim, projekt, nderhyrje.
Shkalla e komplesitetit percakton dhe llojin e nderhyrjes… Tani procesi i rikonstruksionit te demtimeve sapo ka filluar te funksionoje sipas nje procedure dhe aktualisht eshte ne fazen e kolaudimit,”– shkruan ai krahas fotove.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohet nga firmat e ndërtimit. Rama tha se projekti i rindërtimin nuk do të dëmtojë “buxhetin 2020”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan shkreli tragjedia e 26 nentorit 2019 artan shkreli tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll