Aktualitet

Del VIDEOJA/ Si u shoqërua në polici Laert Vasili, i dehur tapë teksa i ikin këmbët

22 Dhjetor 2019, 20:49 Nga DOSJA
Del VIDEOJA/ Si u shoqërua në polici Laert Vasili, i dehur tapë

TIRANË– Është publikuar videoja e momentit të shoqërimit të aktorit Laert Vasili nga policia.

Në pamjet e publikuara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, shihet se si Vasili merret nga policia, ndërkohë që qëndron mjaft i qetë në këmbë dhe nuk i dallohet asnjë shenjë. Madje mund të themi që aktori është i pirë nga mënyra se si i ikin këmbët.

Aktori fillon të bërtasë dhe largohet pak nga efektivët, ndërsa në anën tjetër qëndrojnë kolegët e tij, pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, që e akuzuan Vasilin për grisje posterash dhe banderolash.

Nga ana tjetër, vetë Laert Vasili publikoi sot një video dhe disa foto, teksa shkruante se është dhunuar nga Robert Budina dhe disa koelgë të tjerë. Në foto ai shihet i shtruar në spital, ndërsa pamjet e sotme nuk tregojnë një aktor të rrahur.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aleanca per mbrojtjen e teatrit laert vasili sherr mes artisëve aleanca per mbrojtjen e teatrit laert vasili sherr mes artisëve

Sondazh

Poll