Aktualitet

Lezha ‘pushtohet” nga uji, bllokohen pusetat prej reshjeve të shiut, uji vërshon rrugëve (VD)

22 Dhjetor 2019, 13:01 Nga DOSJA
Lezha ‘pushtohet” nga uji, bllokohen pusetat prej reshjeve të

Lezhë- Moti i keq ka shkaktuar probleme në qytetin e Lezhës, sa i përket akseve rrugore. Gazetari i “BalkanWeb”, Elidon Ndreka, raporton se gjendja më shqetësuese mbetet në lagjen ‘Besëlidhja’, ku pusetat janë bllokuar prej reshjeve të shiut dhe uji vërshon rrugëve të qytetit.

Kjo është kthyer në një shqetësim të madh për kalimtarët dhe drejtuesit e automjeteve në këtë fundjavë, ndërkohë nuk dihen ende masat që kanë marrë autoritetet për këtë situatë.

Moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta, ka përfshirë këtë të diel edhe qytete të tjera të vendit, kryesisht ato bregdetare, si Durrësin, Sarandën, duke sjellë mjaft probleme në lundrimin detar.

Marrë nga Ballkan web 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi permbytet lezha moti i keq ne shqiperi permbytet lezha

Sondazh

Poll