Aktualitet

Moti i keq/Trageti me 150 persona në bord, 14 orë udhëtim nga Brindisi,ankorohet me vështirësinë Vlorë, udhëtarët: U to

22 Dhjetor 2019, 08:50 Nga DOSJA
Moti i keq/Trageti me 150 persona në bord, 14 orë udhëtim nga

Vlorë– Moti i keq ka sjellë edhe probleme në qarkullimin e mjeteve lundruese. Dosja.al mëson se në portin e Vlorës, ka mundur të akorohet trageti  “St Damian”, i nisur nga Brindisi i Italisë, (i cili kishte 150 persona në bord) pas 14 orësh udhëtim mes dallgëve dhe motit të keq.

Udhëtarët pasi zbritën në tokë në orën 08:00, u shprehen se janë torturuar nga udhëtimi i gjatë dhe pritja në radhë e tragetit për t’u akoruar. “Kemi bërë 7 orë rrugë, ishin 14 orë në radhë, u torturam”, shprehen ata.

Gjatë ditës së sotme do të ketë reshje intesive shiu në të gjithë vendin.  Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit njofton se do të ketë reshje intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër. Në njoftim theksoi se nga llogaritjet këto reshje mund të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm, si Ishëmi, Erzeni, Shkumbini, Semani dhe Vjosa. Po kështu njoftohet se reshjet e dendura të shiut, mund të sjellin përmbytje lokale ose përmbytje urbane, në disa nga qytetet kryesore si Tiranë, Elbasan, Lezhë, Durrës, Korçë, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Dhjetor 2019, 19:35

ITALI– Alvin Berisha ka marrë veten nga ndërhyrja që bëri në këmbë, e cila kishte pësuar një lëndim gjatë shpërthimit të bombës që i mori jetën nënës së tij në ...