Aktualitet

Moti keq/ Përmbyten disa lagje në Tiranë dhe Durrës, probleme në qarkullimin e mjeteve (VD)

22 Dhjetor 2019, 11:45 Nga DOSJA
Moti keq/ Përmbyten disa lagje në Tiranë dhe Durrës,

Shqipëri- Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin. Që prej ditës së djeshme vijojnë reshjet e shiut në të gjithë vendin. Ndërkohë që disa lagje të Tiranës dhe Durrësit janë zgjuar sot nën ujë.

Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga JOQ, rrugët e lagjeve të Durrësit janë të mbushura me ujë. Ndërkohë përmbytje ka pasur edhe disa zona në Tiranë, si tek Astiri apo edhe Qytet Studenti, ku rrugët janë të mbuluara me ujë dhe kanë shpërthyer edhe ujërat e zeza. Problematike janë edhe rrugët e tek zonën e qendrës në Tiranë, ku këmbësorët nuk mund të ecin dot në rrugë pasi ato janë të mbushura me ujë.

Gjatë ditës së sotme do të ketë reshje intesive shiu në të gjithë vendin.  Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit njofton se do të ketë reshje intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër. Në njoftim theksoi se reshjet inteviste mund të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm, si Ishëmi, Erzeni, Shkumbini, Semani dhe Vjosa. Po kështu njoftohet se reshjet e dendura të shiut, mund të sjellin përmbytje lokale ose përmbytje urbane, në disa nga qytetet kryesore si Tiranë, Elbasan, Lezhë, Durrës, Korçë, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll