Aktualitet

Moti i keq përfshin Sarandën, pezullohet lundrimi për tragetet dhe anijet e peshkimit

22 Dhjetor 2019, 11:20 Nga DOSJA
Moti i keq përfshin Sarandën, pezullohet lundrimi për tragetet

Sarandë- Moti i keq ka sjellë probleme edhe në qytetin e Sarandës. Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur që kanë nisur me një intesitet të lartë që prej pasdites së djeshme, ende vijojnë sot.

Nga moti i keq është pezulluar lundrimi për anijet e peshkimit, si edhe për tragetin Sarandë-Korfuz dhe anasjelltas. Kujtojmë që moti i keq ka përfshirë edhe bregdetin e Vlorës, ku trageti i linjës së Brindisit u ankorua në port pas 14 orësh në det.

Gjatë ditës së sotme do të ketë reshje intesive shiu në të gjithë vendin.  Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit njofton se do të ketë reshje intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër. Në njoftim theksoi se nga llogaritjet këto reshje mund të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm, si Ishëmi, Erzeni, Shkumbini, Semani dhe Vjosa. Po kështu njoftohet se reshjet e dendura të shiut, mund të sjellin përmbytje lokale ose përmbytje urbane, në disa nga qytetet kryesore si Tiranë, Elbasan, Lezhë, Durrës, Korçë, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi reshje intesive shiu në vend moti i keq ne shqiperi reshje intesive shiu në vend

Sondazh

Poll