Aktualitet

Dallgë të mëdha dhe erëra të forta/ Pezullohet puna në portin e Durrësit nga moti i keq

22 Dhjetor 2019, 12:20 Nga DOSJA
Dallgë të mëdha dhe erëra të forta/ Pezullohet puna

Durrës– Për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin  gjatë orëve të fundit është pezulluar puna për momentin në portin e Durrësit.

Dallgët e mëdha, erërat e forta dhe reshjet e dendura të shiut kanë bërë që për momentin të pezullohet lundrimi i anijeve dhe trageteve të peshkimi në det.  Sipas kapitenerisë, forca e detit regjistron 8 ballë dhe se situata do të vazhdojë të jetë e njëjtë edhe përgjatë orëve në vijim. 2 tragete të linjës Brindisi-Durrës kanë mbërritur me vonesë.

Sot do të ketë reshje shiu në të gjithë vendin, rreezikohet që të ketë përmbytje në disa zona. Lumenjtë si Ishëmi, Erzeni, Shkumbini, Semani dhe Vjosa rrezikojnë të dalin nga shtretërit. Disa lagje të Tiranës dhe Durrësit janë nën ujë. Problematike është e situata e banorëve të prekur nga tërmeti, të cilët në çadra, po jetojnë mes lagështirës dhe ujit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi pezullohet puna në portin e durrësit moti i keq ne shqiperi pezullohet puna në portin e durrësit

Sondazh

Poll