Aktualitet

Babë e bir sherr me një person në Bulqizë, arrestohen nga Policia, në kërkim djali tjetër, ‘u zhduk’ në errësirë

22 Dhjetor 2019, 10:13 Nga DOSJA
Babë e bir sherr me një person në Bulqizë, arrestohen nga

Bulqizë– Në prangat e Policisë së Bulqizës kanë rënë babë e bir pasi një sherri me një person tjetër, ndërkohë që është shpallur në kërkim djali tjetër.

Në prangat e Policisë kanë rënë L. G., 61 vjeç dhe djali i tij, A. G., 31 vjeç. Sipas policisë, ata janë konfliktuar me një person tjetër për motive banale, ndërsa efektivët kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Në momentin që kanë ndërhyrë uniformat blu, djali tjetër, 29-vjeçari me inciale A.G, kanë kundërshtuar shoqërimin e tyre nga Policia,. Por pavarësisht kundërshtisë, ata janë arrestuar menjëherë. Ndërkohë, është shpallur në kërkim 29-vjeçar sepse për shkak të errësirës ka mundur t’i shpëtojë policisë.

Njoftimi i Policisë:

U konfliktuan fizikisht me një shtetas, kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë, vihen në pranga babë e bir.

Shpallet në kërkim edhe djali tjetër që ndërhyri për të penguar punonjësit e Policisë me qëllim mosshoqërimin e babait dhe të vëllait.

Në orët e vona të mbrëmjes në Qytetin e Ri, Bulqizë, si pasojë një konflikti të çastit janë konfliktuar me njëri-tjetrin tre shtetas.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, si dhe kanë bërë shoqërimin për në Komisariat të personave të përfshirë në konflikt.

Në momentet e shoqërimit të shtetasve L. G., 61 vjeç dhe djalit të tij A. G., 31 vjeç, ka ndërhyrë 29-vjeçari A. G. (djali tjetër i shtetasit L. G.) duke kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

Në ndihmë të patrullës kanë ardhur shërbime të tjera të Komisariatit të Policisë. 29-vjeçari A. G. duke përfituar nga errësira ka mundur të largohet, ndërsa dy shtetasit e tjerë, babë e bir, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve L. G., 61 vjeç dhe djalit të tij shtetasit A. G. 31 vjeç, si dhe u shpall në kërkim 29-vjecari A. G., për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arestohen babë bir në bulqizë sherr në bulqizë arestohen babë bir në bulqizë sherr në bulqizë

Sondazh

Poll