Aktualitet

Vrâu me thikën e kaçkavallit në lokal Flamur Duçin/ Gjykata lë në burg të riun në Korçë, fijet e flokut dhe njollat e

22 Dhjetor 2019, 08:44 Nga DOSJA
Vrâu me thikën e kaçkavallit në lokal Flamur

Korçë- Ditën e sotme Gjykata e Korçës ka lënë në burg pa afat, Devis Hotin, 18-vjeç,  i cili u arrestua për vrasjen Flamur Duçit. Mësohet se Gjykata ka pranuar kërkesen e organit të akuzës dhe ka vendosur për të riun masën “arrest me burg”. Kokëulur dhe i hedhur, në seancën e sotme Hoti ka hedhur poshtë të gjitha akuzat dhe është shprehur se është i pafajshëm dhe se nuk ka lidhje me ngjarjen.

Dyshimet sesi ndodhi vrasja?

Gjatë përleshjes autori ka qëlluar  8 herë me thikë në trup duke e lënë të vdekur, 45-vjeçarin. Dyshohet se përleshja mes të riut dhe 45-vjeçarit ka nisur brenda lokalit por ka përfunduar jashtë tij. Gjatë ekspertizës në duart e viktimës janë gjetur fije floku që dyshohet se i përkasin 18 vjeçarit, e ndërsa pritet që të bëhet edhe krahasimi i profilit gjenetik të tij. Po kështu edhe Hotit, nga përleshja i janë konstatuar shenja dhe dëmtime  në formë gërvishtje në dorën e djathtë, fytyrë, qafë, këmbë dhe në gishta.

Flamur Duci u gjet më 19 dhjetor  i vdekûr pranë lokalit të tij në fshatin Mborje së Korçës. Viktima u gjet i masâkruar me thikë dhe i djegur pjesërisht. I vetmi i ârrestuar është Devis Hoti, fqinji i tij, i cili  dyshohet se vrasjen e ka kryer me thikën që vetë viktima Flamuri, e mbante në dyqanin e tij, për të prerë djathin dhe kaçkavallin. Hoti rezulton një person me precedent penal, pasi disa vite më parë është dënuar nga gjykata e Korçës, me disa vite burg për akuzën e “Plagosjes së rëndë me dashje”. Gjatë këtyre dy ditëve hetime ende nuk është zbardhur motivi i këtij krimi, por ka dyshime të forta se ka ndodhur për një tentativë grabitje. Në seancën e sotme avokati kërkoi një masë më të lehtë për 18-vjeçarin, masën “arrest shtëpie”, po kjo nuk u pranua nga gjykata.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrest me burg për devis hotin flamur duci krimi ne mbroje arrest me burg për devis hotin flamur duci krimi ne mbroje

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Dhjetor 2019, 19:35

ITALI– Alvin Berisha ka marrë veten nga ndërhyrja që bëri në këmbë, e cila kishte pësuar një lëndim gjatë shpërthimit të bombës që i mori jetën nënës së tij në ...