Aktualitet

Moti i keq, përroi i Lazaratit del nga shtrati, bllokon banorët e një lagjeje (VD)

22 Dhjetor 2019, 10:06 Nga DOSJA
Moti i keq, përroi i Lazaratit del nga shtrati, bllokon banorët e

Gjirokastër-  Nga reshjet e dendura të shtiu gjatë natës, përroi i Lazaratit ka dalë nga shtrati dhe ka bllokuar një lagje të këtij fshati.

Siç shihet edhe në videon e siguruar nga Dosja.al në vetëm pak orë shi, përroi ka shkatërruar rrugën kryesore për në fshat dhe banorët nuk mund të kalojnë me automjete në këtë rrugë. Ata kërkojnë ndihmë nga shteti.

Gjatë ditës së sotme do të ketë reshje intesive shiu në të gjithë vendin.  Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit njofton se do të ketë reshje intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër. Në njoftim theksoi se nga llogaritjet këto reshje mund të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm, si Ishëmi, Erzeni, Shkumbini, Semani dhe Vjosa. Po kështu njoftohet se reshjet e dendura të shiut, mund të sjellin përmbytje lokale ose përmbytje urbane, në disa nga qytetet kryesore si Tiranë, Elbasan, Lezhë, Durrës, Korçë, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Dhjetor 2019, 19:35

ITALI– Alvin Berisha ka marrë veten nga ndërhyrja që bëri në këmbë, e cila kishte pësuar një lëndim gjatë shpërthimit të bombës që i mori jetën nënës së tij në ...