21 Tetor 2024, 07:37
Nga r.ll
jurgis cyrbja
TIRANË- Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja u arrestua të dielën në Durrës, pak ditë pasi dha dorëheqjen nga mandati i deputetit, të cilin e mbante që nga viti 2017. Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, bëri të ditur në një njoftim të shkurtër se urdhërarresti është lëshuar nën akuzat ‘Korrupsioni aktiv në zgjedhje’, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; ‘Përkrahja e autorit të krimit’, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe ‘Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit’, parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal”. Korrupsioni aktiv në zgjedhje parashikon dënim nga një deri në pesë vjet ndërsa neni 302/1/2 parashikon dënimin nga dy deri në shtatë vjet. Neni 295/1 parashikon dënim nga gjobë deri në pesë vjet.
Ergys Çyrbja u zgjodh për herë të parë si deputet i Partisë Socialiste në vitin 2017 në qarkun e Durrësit. Çyrbja, një ish-drejtor hipoteke, u bë i njohur në veçanti për rastin e ish-Hotel Vollgës, një pronë në qendër të Durrësit, për të cilën, Emiljano Shullazi, i dënuar disa herë për krime të ndryshme, kishte interes. Sipas CV-së së tij, Çyrbja, 39 vjeç, ka mbaruar studimet në vitin 2010 dhe është bërë drejtor i Hipotekës së Durrësit në vitin 2013 dhe deputet në vitin 2017.
Çyrbja u thirr dhe u mor në pyetje në SPAK më 10 tetor. Kur doli nga zyrat e SPAK ai deklaroi se kishte dhënë sqarime për çështje që kishin të bënin me kohën kur drejtonte hipotekën e Durrësit. Më vonë ai dorëzoi mandatin e deputetit veprim që e justifikoi me “nevojën për t’u kujdesur për shëndetin”. Prej vitit 2021, Ergys çyrbja mban]jti mandatin e deputetit për Partinë Socaliste.
Pas dorëzimit të mandatit nga Çyrbja, si dhe pas arrestimit të tij, ka reaguar kryëetari i Partisë PD-Demokratët Antlantikë, Lulzim Basha, duke u shprehur se kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama e ka bërë deputet si përfaqësuesin e bandave të Shijakut dhe Durrësit. Çyrbja i shtohet një liste jo të shkurtër deputetësh dhe funksionarësh të tjerë politikë që akuzohen për krime të rënda./Reporter.al
jurgis çyrbja
Politike
20 Tetor 2024, 23:00
N.F
Jurgis Çyrbja
DURRËS- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar arrestoi mbrëmjen e së diel&...
Politike
20 Tetor 2024, 22:35
N.F
Takimi
SHKODËR- Është rishfaqur në përgatitjet elektorale të Partisë Socialiste, Valdrin Pjetri. Pjetri fitoi pa g...
Politike
20 Tetor 2024, 22:26
N.F
Durrës
DURRËS- Ish-deputeti, Jurgis Çyrbja pasi qëndroi në ambientet e drejtorisë vendore të policisë së...
Politike
20 Tetor 2024, 21:01
N.F
Jurgis Çyrbja
DURRËS- Detaje të reja janë publikuar pas arrestimit të ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja. Më...
Politike
20 Tetor 2024, 20:46
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve t&eu...
Politike
20 Tetor 2024, 20:36
N.F
Berisha
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve të mb...
Politike
20 Tetor 2024, 20:15
N.F
Jurgis Çyrbja
DURRËS- Detaje të reja janë publikuar në lidhje me arrestimin e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja. Dys...
Politike
20 Tetor 2024, 20:02
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja është arrestuar me urdhër të Prokurorisë s...
Politike
20 Tetor 2024, 19:54
N.F
Jurgis Çyrbja
TIRANË- SPAK ka bërë një deklaratë zyrtare në lidhje me arrestimin e ish-deputeti i PS, Jurgis &Cce...
Politike
20 Tetor 2024, 19:47
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve të m...