Politike

Arrestimi i Jurgis Çyrbjes, SPAK: Ish-deputeti nën akuzë për 3 vepra penale!

Sipas njoftimit të SPAK ish-deputeti akuzohet për "Korrupsion aktiv në zgjedhje",  “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”. SPAK nuk ka dhënë detaje më shumë në lidhje me arrestimin por ka njoftuar se nesër do të mbajnë një njoftim për shtyp.

20 Tetor 2024, 19:54 Nga N.F
Arrestimi i Jurgis Çyrbjes, SPAK: Ish-deputeti nën akuzë
Jurgis Çyrbja

TIRANË- SPAK ka bërë një deklaratë zyrtare në lidhje me arrestimin e ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja. Ekzekutimi i masës së sigurisë është bërë vetëm pak minuta më parë më Durrës. Ndërkohë SPAK bën me dije se Çyrbja akuzohet për tre vepra penale. 

Sipas njoftimit të SPAK ish-deputeti akuzohet për "Korrupsion aktiv në zgjedhje",  “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”. SPAK nuk ka dhënë detaje më shumë në lidhje me arrestimin por ka njoftuar se nesër do të mbajnë një njoftim për shtyp.

Reagimi i SPAK:

Nisur nga interesi i madh i mediave ju komunikojmë se Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot masen e sigurimit arrest ne burg të caktuar nga Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat ndaj shtetasit Jurgis Cyrbja, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni altiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal. Nesër do të ketë një njoftim për shtyp me më shumë detaje

spak jurgis Çyrbja

Sondazh

Poll