Politike

U arrestua me urdhër të SPAK/ Ish-deputeti Çyrbja lë ambientet e policisë së Durrësit dhe dërgohet drejt Tiranës, nesër del para gjykatës

Ai fillimisht u mbajt në Drejtorinë e Policisë së Durrësit dhe pak minuta më parë është nisur drejt Tiranës. Nesër pritet që ai të dalë para gjykatës, ku do i komunikohet masa e sigurisë.

20 Tetor 2024, 22:26 Nga N.F
U arrestua me urdhër të SPAK/ Ish-deputeti Çyrbja lë
Durrës

DURRËS- Ish-deputeti, Jurgis Çyrbja pasi qëndroi në ambientet e drejtorisë vendore të policisë së Durrësit, po transferohet drejt Tiranës. Çyrbja është arrestuar këtë të diel me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ai fillimisht u mbajt në Drejtorinë e Policisë së Durrësit dhe pak minuta më parë është nisur drejt Tiranës. Nesër pritet që ai të dalë para gjykatës, ku do i komunikohet masa e sigurisë.

Çyrbja u arrestua pasditen e sotme pasi dyshohet se ish-deputeti ishte përdorues i aplikacionit SKY dhe se bashkëpunoi me personazhe të një grupi kriminal në Durrës. Bashkë me të është arrestuar edhe një bashkëpunëtor i identifikuar si Ahmet Masha. Masha është personi i dytë që ra në pranga me urdhër të SPAK. Ai është një emër i njohur për drejtësinë dhe Policinë, për disa vepra penale të mëparshme dhe i hetuar.


Përveç arrestimit të Çyrbjes dhe Mashës, në kërkim është shpallur edhe një tjetër shtetas. Sipas njoftimit të SPAK ish-deputeti akuzohet për "Korrupsion aktiv në zgjedhje",  “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”. SPAK nuk ka dhënë detaje më shumë në lidhje me arrestimin por ka njoftuar se nesër do të mbajnë një njoftim për shtyp.

 

jurgis çyrbja spak

Sondazh

Poll