Politike

"Si Arbër Lleshi në Vjenë dhe Ferzileta Gjika në Nju Jork"/ Berisha: Merrjuani fytyrën këtyre të pafytyrëve që gënjejnë në çdo gjë

Berisha u bëri thirrje shqiptarëve të diasporës të ngrihen në lartësinë e misionit të tyre historik. Ai shtoi që t’ua përplasin të vërtetat në sy njëlloj siç bëri Arbër Lleshi në Vjenë dhe Ferzileta Gjika në Nju Jork.

20 Tetor 2024, 20:46 Nga N.F
"Si Arbër Lleshi në Vjenë dhe Ferzileta Gjika në Nju
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë banesës së tij. Berisha u bëri thirrje shqiptarëve të diasporës të ngrihen në lartësinë e misionit të tyre historik.

Ai shtoi që t’ua përplasin të vërtetat në sy njëlloj siç bëri Arbër Lleshi në Vjenë dhe Ferzileta Gjika në Nju Jork. Berisha bëri thirrje duke thënë që shqiptarët tua marrin fytyrën të pafytyrëve që gënjejnë në çdo gjë, që mashtrojnë çdo gjë, që vjedhin çdo gjë. 

Fjala e Berishës:

Të dashur miq, kudo që jeni, ju dërgoni mesazhe, ju dërgoni letra, ju telefononi vëllezërve, motrave, miqve, shokëve tuaj në emigracion, diasporë dhe kudo që janë të ngrihen në lartësinë e misionit të tyre hsitorik.

T’ua përplasin në sy njëlloj siç bëri Arbër Lleshi në Vjenë, siç bëri Ferzileta Gjika në Nju Jork.
Merrjuani fytyrën këtyre të pafytyrëve që gënjejnë në çdo gjë, që mashtrojnë çdo gjë, që vjedhin çdo gjë. Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë! Mosbindje civile, qeveri teknike. Fitore, fitore, fitore!

berisha rama mosbindje civile

Sondazh

Poll