Politike

Arrestimi i Jurgis Çyrbes/ Ish-deputeti dyshohet se ishte përdorues i aplikacionit SKY, bashkëpunoi me një grup kriminal në Durrës

Bashkë me të është arrestuar edhe një bashkëpunëtor i identifikuar si Ahmet Masha. Masha është personi i dytë që ra në pranga me urdhër të SPAK. Ai është një emër i njohur për drejtësinë dhe Policinë, për disa vepra penale të mëparshme dhe i hetuar.

20 Tetor 2024, 20:15 Nga N.F
Arrestimi i Jurgis Çyrbes/ Ish-deputeti dyshohet se ishte përdorues
Jurgis Çyrbja

DURRËS- Detaje të reja janë publikuar në lidhje me arrestimin e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja. Dyshohet se ish-deputeti ishte përdorues i aplikacionit SKY dhe se bashkëpunoi me personazhe të një grupi kriminal në Durrës.

Bashkë me të është arrestuar edhe një bashkëpunëtor i identifikuar si Ahmet Masha. Masha është personi i dytë që ra në pranga me urdhër të SPAK. Ai është një emër i njohur për drejtësinë dhe Policinë, për disa vepra penale të mëparshme dhe i hetuar.

Përveç arrestimit të Çyrbjes dhe Mashës, në kërkim është shpallur edhe një tjetër shtetas. Sipas njoftimit të SPAK ish-deputeti akuzohet për "Korrupsion aktiv në zgjedhje",  “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”. SPAK nuk ka dhënë detaje më shumë në lidhje me arrestimin por ka njoftuar se nesër do të mbajnë një njoftim për shtyp.

jurgis Çyrbja spak

Sondazh

Poll