Politike

U prangosën së bashku me ish-deputetin Jurgis Çyrbja, zbulohet identiteti i personit tjetër që u arrestua me urdhër të SPAK

Po ashtu bëhet me dije se përveç Çyrbjas është vënë në pranga edhe Ahmet Masha. Masha është personi i dytë që ra në pranga me urdhër të SPAK. Ai është një emër i njohur për drejtësinë dhe Policinë, për disa vepra penale të mëparshme dhe i hetuar.

20 Tetor 2024, 20:02 Nga N.F
U prangosën së bashku me ish-deputetin Jurgis Çyrbja, zbulohet
Foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Po ashtu bëhet me dije se përveç Çyrbjas është vënë në pranga edhe Ahmet Masha. Masha është personi i dytë që ra në pranga me urdhër të SPAK. Ai është një emër i njohur për drejtësinë dhe Policinë, për disa vepra penale të mëparshme dhe i hetuar.

Përveç arrestimit të Çyrbjes dhe Mashës, në kërkim është shpallur edhe një tjetër shtetas. Sipas njoftimit të SPAK ish-deputeti akuzohet për "Korrupsion aktiv në zgjedhje",  “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”. SPAK nuk ka dhënë detaje më shumë në lidhje me arrestimin por ka njoftuar se nesër do të mbajnë një njoftim për shtyp.

 

jurgis çyrbja ahmet masha taulant balla ne spak

Sondazh

Poll