Politike

Rrishfaqet në përgatitjet elektorale të Partisë Socialiste, Valdrin Pjetri

Pjetri fitoi pa garë zgjedhjet për kryetar bashkie në Shkodër në vitin 2019, por nuk e mori detyrën pasi rezultoi se ka qenë i dënuar në Itali.

20 Tetor 2024, 22:35 Nga N.F
Rrishfaqet në përgatitjet elektorale të Partisë Socialiste,
Takimi

SHKODËR- Është rishfaqur në përgatitjet elektorale të Partisë Socialiste, Valdrin Pjetri. Pjetri fitoi pa garë zgjedhjet për kryetar bashkie në Shkodër në vitin 2019, por nuk e mori detyrën pasi rezultoi se ka qenë i dënuar në Itali.

Pas publikimit të fakteve nga PD-ja, Pjetri dha dorëheqjen dhe Edi Rama u distancua prej tij ndërsa asokohe theksoi se nuk ka ndërmend të tolerojq askënd dhe as të marr përsipër raportin individual me ligjin të askujt.

Partia Demokratike në gusht të vitit 2019 publikoi dokumentet që tregonin se kryebashkiaku i Shkodrës Valdrin Pjetri ka qenë i dënuar në Itali. PD-ja nxorri vendimin sipas sistemit të kuesturës së Firences ku rezultonte se Valdrin Luigj Pjetri ishte arrestuar në flagrancë, së bashku me Altin Dodën.

Më datë 28 Janar 2003, përpara gjykatës, Valdrin Pjetri ka pranuar kryerjen e krimit dhe fajësinë, duke nënshkruar marrëveshje për dënimin e tij të menjëhershëm sipas legjislacionit penal Italian. Në dokument theksohet më tej se Pjetri është dënuar nga Gjykata e Firences, me vendimin e formës së prerë të datës 12 Qershor 2003, me 18 muaj burg dhe 1000 Euro gjobë, për veprën penale “shpërndarje, prodhim dhe trafikim i lëndëve narkotike dhe lëndëve të tjera të paligjshme psikotrope”, të kryer në bashkëpunim.

Për shkak të marrëveshjes së pranimit të fajësisë, gjykata ka urdhëruar pezullimin e dënimit. Më datë 3 Shkurt 2003 Vladrin Pjetrit i është revokuar leja e qëndrimit dhe më datë 4 Shkurt 2003 ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga shteti Italian. Partia Demokratike theksoi se të gjitha këto të dhëna provojnë se Valdrin Pjetri është subjekt ndalimi për të ushtruar një funksion publik nga ligji i dekriminalizimit dhe më pas erdhi edhe dorëheqja e tij.

Rrishfaqet në përgatitjet elektorale të Partisë Socialiste,

valdrin pjetri ps

Sondazh

Poll