Politike

"132 mln euro të zhdukura bashkë me Ramën"/ Berisha: Të rinjtë protestuan ndaj faqeziut që instaloi vjedhjen 100%

Berisha u shpreh se të rinjtë dhe të rejat që protestuan sot u përballën me rrugeçër me uniformë, me narko-policë të bashkisë, përfaqësuan mbarë qytetarinë e Tiranës, përfaqësuan mbarë rininë shqiptare, sepse organizatori mafioz i maratonës është njeriu që së bashku me Edi Ramën ka zhdukur 132 milionë euro me djegësin e Tiranës pa nam, pa nishan.

20 Tetor 2024, 19:47 Nga N.F
"132 mln euro të zhdukura bashkë me Ramën"/ Berisha:
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë banesës së tij. Berisha u shpreh se të rinjtë dhe të rejat që protestuan sot u përballën me rrugeçër me uniformë, me narko-policë të bashkisë, përfaqësuan mbarë qytetarinë e Tiranës, përfaqësuan mbarë rininë shqiptare, sepse organizatori mafioz i maratonës është njeriu që së bashku me Edi Ramën ka zhdukur 132 milionë euro me djegësin e Tiranës pa nam, pa nishan.

Ai shtoi se Erion Veliaj është hajduti më i madh, që jo vetëm kryeqyteti i Shqipërisë, por edhe qyteti i ndonjë vendi tjetër në Europë ka para ndonjë herë. Berisha theksoi se të rinjtë që protestuan sot në rrugët e Tiranës, përfaqësonin të vërtetën, të vërtetën që mbron çdo njeri i qytetëruar. 

Fjala e Berishës:

Të rinjtë dhe të rejat sot, që dolën në korsi dhe u përballën me rrugeçër me uniformë, me narko-policë të bashkisë, përfaqësuan mbarë qytetarinë e Tiranës, përfaqësuan mbarë rininë shqiptare, sepse organizatori mafioz i maratonës është njeriu që së bashku me Edi Ramën ka zhdukur 132 milionë euro me djegësin e Tiranës pa nam, pa nishan.

Dhe ky hajdut i tmerrshëm organizon i eventin ndërkombëtare për të zbardhur faqen e tij të zezë. Të rinjtë u treguan mediave shqiptare dhe mbarë botës se Erion Veliaj është hajduti më i madh, që jo vetëm kryeqyteti i Shqipërisë, por edhe qyteti i ndonjë vendi tjetër në Europë ka para ndonjë herë.

132 milionë euro të zhdukura bashkë me Edi Ramën. Të rinjtë sot përfaqësuan qytetarinë e Tiranës, rininë e Tiranës dhe të të gjithë Shqipërisë, sepse protestuan ndaj një faqeziu që instaloi në Bashkinë e Tiranës modelin e vjedhjes 100% të fondeve të shndërrimit të taksave të qytetarëve të Tiranës dhe të taksave të qytetarëve shqiptarë në hotele 25 katëshe, vila, charter, ahengje, pasuri të fshehura, etj.

Të rinjtë që protestuan sot në rrugët e Tiranës, përfaqësonin të vërtetën, të vërtetën që mbron çdo njeri i qytetëruar. Damkosën një hajdut që iu thotë qytetarëve të tij se ka mbjellë 1 milionë pemë në kryeqytet, vetëm e vetëm për të vjedhur faturën e 1 milionë fidanëve të pablera, por të mbjella sipas tij.

Të rinjtë që protestuan sot para mediave të të gjithë botës dhe maratonistëve, u treguan atyre se ky hajdut i zhveshur nga çdo normë morale mashtron për të vjedhur sikur ka bërë një fidan pishe me 6800 euro. Pra, sa pensionet e 60 pensionistëve, vetëm e vetëm për të mbushur valixhet e tij me para të vjedhura.

Ky nuk ka të ngopur! Se ky soj hajduti burgos në vend të vetes së tij të tjerë, sepse ka korruptuar kolgët e tij në Skapin e partisë, këta mercenarë amoralë, hajdutë dhe kriminelë që arrestojnë bedena për autorët e vet të krimit. Pra, ju përshëndes edhe njëherë përzemërisht të dashur të reja dhe të rinj dhe ju ftoj ta vazhdoni këtë betejë gjer në fitore. Fitorja juaj është fitorja e Shqipërisë.

berisha edi rama

Sondazh

Poll