Politike

U vendos në pranga në Durrës me urdhër të SPAK, përveç Jurgis Çyrbjas u arrestuan edhe persona të tjerë

Çyrbja është arrestuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Gjithashtu bëhet me dije se veç tij ka edhe persona të tjerë të arrestuar. Ende nuk dihet se kush janë personat e tjerë të arrestuar.

20 Tetor 2024, 19:27 Nga N.F
U vendos në pranga në Durrës me urdhër të SPAK,
Jurgis Çyrbja

DURRËS- Pasditen e sotme është vënë në pranga me urdhër të SPAK ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja. Ekzekutimi i masës së sigurisë është bërë vetëm pak minuta më parë më Durrës. Çyrbja është arrestuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Gjithashtu bëhet me dije se veç tij ka edhe persona të tjerë të arrestuar. Ende nuk dihet se kush janë personat e tjerë të arrestuar.

Çyrbja dyshohet se gjatë zgjedhjeve të vitit 2021 ka ndërhyrë që të jepeshin legalizime për çështje votash.  Hetimet për ish-deputetin nisën pas një kallëzimi të bërë nga deputeti i PD-së Edi Paloka për zgjedhjet e vitit 2021. Gjatë kohës kur ai drejtonte Hipotekën e Durrësit opozita e akuzonte se shpërndau leje legalizimesh me qëllime elektorale.

jurgis Çyrbja

Sondazh

Poll